Xhaçka: Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë kolektive dhe vizionin e NATO-s

Tiranë, 1 qershor 2021 – “Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kolektive për dekadat që do të vijnë dhe mbështet konceptin e ri strategjik të nismës NATO 2030”.

Ky ka qenë mesazhi kryesor i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbajtur sot virtualisht.

Xhaçka ka paraqitur qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet e rëndësishme të vizionit NATO 2030,  duke theksuar gjithashtu rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të unitetit dhe kohezionit të Aleancës.

“Ka ardhur koha që qasja e NATO-s drejt Ballkanit Perëndimor të strukturohet dhe konsolidohet në një strategji të duhur të aleancës në rajon”, ka nënvizuar Xhaçka.

Takimet e ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u paraprijnë përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të krerëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve të Aleancës, i cili do të mbahet më 14 qershor në Bruksel.

Ky samit pritet të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike, duke dhënë një mesazh të vendosur mbi unitetin dhe kohezionin transatlantik, si dhe të marrë vendime strategjike mbi adaptimin e NATO-s në të ardhmen.

(BalkanWeb.com)

One Response to “Xhaçka: Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë kolektive dhe vizionin e NATO-s”

Read below or add a comment...

  1. sali bollati-Çam Sqiptaro Amerikam says:

    Per cfare siguri kolektive fltet ku Greqi eshte ne gjendje lufte me Shqiperine’ duke mbajtur te gedhendura ne muret e parlamentit te Athine emerat e Kelcyres,Permetit, Kolonjes me Korce e Gjrokaster