Prishtinë, 4 qershor 2021 – Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, deklaroi të premten në Prishtinë se Athina ka “qasje kontruktive” ndaj statusit të Kosovës.
“Ju e dini mirë që Greqia ndjek një qasje konstruktive në lidhje me Kosovën në përputhje me qasjen neutrale të Bashkimit Evropian ndaj statusit të saj”, tha Dendias, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Dendias theksoi se Greqia dhe Kosova kanë bashkëpunim të mirë ekonomik e tregtar dhe janë të interesuara përzgjerimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.
Ministri Dendias tha se Greqia e mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bëri thirrje për kujdes nga ndërhyrjet e fuqive që dëmtojnë qëndrueshmërinë e brishtë në rajon.
“Ne nuk duhet të lejojmë që fuqitë e tjera të dëmtojnë qëndrueshmërinë e brishtë të rajonit tonë duke u përpjekur të krijojnë sfera të ndikimit ose duke u përpjekur të ndërhyjnë, duke iu referuar lidhjeve kulturore, historike ose fetare. Ne besojmë se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe duhet të jetë pjesë integrale e BE-së”, tha Dendias.
We should not allow other powers to undermine the fragile stability of our region, by attempting to create spheres of influence or trying to entrench themselves by referring to cultural, historical or religious affinities. #Pristina
— Nikos Dendias (@NikosDendias) June 4, 2021
Ai tha se Greqia e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se marrëveshja midis dy vendeve do ta ofronte gjithë rajonin me Bashkimin Evropian.
“Ne e mbështesim plotësisht vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Unë përfitoj nga kjo mundësi që sot, edhe një herë, t’u bëj thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë përpjekjet e tyre, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje ligjërisht e detyrueshme dhe e zbatueshme. Një zgjidhje e tillë do të bëjë mrekulli për të stabilizuar gjithë rajonin dhe për ta sjellë rajonin pranë familjes së Bashkimit Evropian”, tha ai, pas takimit me homologen e tij kosovare.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se me ministrin grek janë pajtuar që në të ardhmen të avancohet statusi i zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyrë e thjeshtë ekonomike në zyrë interesi për çështje jo vetëm ekonomike, por edhe për çështje të tjera, përfshirë edhe ato politike.
“Greqia është një fqinj i rëndësishëm në rajon dhe, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, jep një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore. Me Greqinë ndajmë mendimin që integrimi në BE dhe NATO janë hapat më të rëndësishëm për stabilizimin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që duke ndërtuar një perspektivë të shëndoshë evropiane dhe transatlantike të mund të lëmë përgjithmonë prapa përvojat e këqija të dekadave të fundit”, tha ajo.
Zonja Gërvalla tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian do të ishte ndihmesë thelbësore për qëndrueshmërinë e rajonit. Ajo tha se me Athinën zyrtare dhe mepartnerët tjerë evropianë do të vazhdojnë përpjekjet për njohjen e pavarësisë.
“Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë të pranohet një fakt i tillë aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën dhe Serbinë. Por, duke pasur parasysh që Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër, ne afirmojmë që me Greqinë dhe partnerët tjerë të Bashkimit Evrpian dhe jashtë tij, të vazhdojmë dialogun edhe rreth kësaj çështjeje”, tha ministrja Gërvalla.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, u takua në Prishtinë udhëheqësit më të lartë të Kosovës,
Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por i ka pranuar pasaportat e saj, e ka hapur zyrën esaj ndërlidhëse në Prishtinë, e cila e ka edhe shërbimin konzullor, dhe ka lejuar hapjen e zyrës tregtare të Kosovës në Athinë.
(r.m.)