Uashington, 5 qershor 2021 – Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se nuk do të marrë më në mënyrë të fshehtë të dhënat që disponojnë gazetarët, gjatë hetimeve për rrjedhje të informacioneve sekrete.
Vendimi përbën një ndryshim të politikave të kritikuara prej kohësh nga organizatat mediatike dhe grupe të lirisë së shtypit. Ndryshimi i praktikave pason një premtim muajin e shkuar nga Presidenti Joe Biden, i cili pati thënë se konfiskimi i të dhënave të gazetarëve ishte “thjesht gabim”. Departamenti i Drejtësisë do ta ndalojë këtë praktikë, ishte shprehur Presidenti Biden.
Këto metoda janë përdorur nga administratat demokrate dhe republikane në përpjekje për të zbuluar burimet që u dhanë gazetarëve të dhëna sekrete.
Praktika është krituar ashpër gjatë muajve të fundit ndërsa zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kishin paralajmëruar gazetarët e tre organizatave të ndryshme mediatike se të dhënat e tyre telefonike ishin konfiskuar nga autoritetet.
(Zëri i Amerikës)