New York: Shkolla “AlbaLife” mbylli me sukses Vitin Shkollor Akademik 2020-2021

Nxënës, prindër e mësues marrin pjesë në një program shumë të pasur virtual

Nga Keze Kozeta Zylo

Qershori është dita ndërkombetare e fëmijëve dhe këtë ditë jo vetëm që e festojmë me plot dashuri me nxënësit, por përkon dhe me mbylljen e vitit shkollor dhe me sfidën me pandeminë botërore. 

Çfarë dite e dielltë ishte dita e shtunë, si suksesi i Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që vepron dhe mëson nxënësit në të gjitha lagjet e Nju Jorkut!  Sfida me pandeminë dhe mësimi me Gjuhën Shqipe ishte një punë e madhe nga më profesionalet dhe më frytdhënëset! Kjo shkollë me të 13 klasat në Online nuk e humbi për asnjë ditë mësimin e Gjuhës Shqipe.  Ishte e para shkollë në Diasporë që hapi programin në Online qysh në muajin shtator, 2021, dhe prej asaj dite nuk e ka ndërprerë mësimin asnjëherë, por me kulturë dhe profesionalizëm e vazhdoi gjithë vitin.  Bordi së bashku me mësueset tejet të kualifikuara, shumica të licensuara nga shteti amë dhe Nju Jorku sollën risi të reja didaktike dhe pedagjogjike duke e bërë shumë të larmishëm programin dhe duke tërhequr mjaft nxënës jo vetëm nga shtetet e Amerikës, por Kanadaja dhe Europa.   Mësueset zbatuan me rigorozitet disiplinën shkencore të pedagogjisë si teori e mësimit dhe e mësimdhënies, por edhe të kushtëzuara nga vetë zhvillimi i formave dhe i përmbajtjeve të punës mësimore në platformën në Online.  Disa mësuese kishin nga dy klasa në Online për gjatë vitit të cilat punuan me plot përkushtim.  Gjithmonë e gjithmonë e vlerësoj dhe e çmoj në maksimum secilin mësues pranë shkolles sonë dhe në Diasporë për përpjekjet shpesh herë dhe të mundimshme për të arritur deri këtu.

Ky vit ishte i jashtëzakonshëm për shkak të pandemisë botërore, Covid 19-të.  Ndërsa mendoj për shprehjen e vitit për Altruizmin kuptoj se mësuesit realizuan gjënë më të çmuar për njeriun që do të thotë: “Respekt dhe devotshmëri vetëmohuese ndaj shërbimit me plot kulturë për te tjerët”. 

Të gjitha mësueset vlerësuan lart bashkëpunimin me themeluesit si vizionarë për këtë mision kombëtar si dhe gjithë stafin qe i janë bashkuar këtij programi tejet professional dhe serioz. Mësuesit i mbështetën nxënësit e Diasporës në kohrat më të vështira!  Doemos kanë bekimin e tyre!

Program shumë i pasur për mbylljen me plot sukses të Vitit Akademik 2020 – 2021

Programi i klasave të nivelit të parë

Programi u nda në dy grupe, në dy seanca të shfaqjes për shkak të numrit të madh të klasave.  Programi filloi në orën 10 paradite. 

Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut si dhe anëtar i Kryesisë së Këshillit të Arsimtarëve në Diasporë përshëndeti mësuesit, nxënësit dhe prindërit në emër të Bordit të Shkollës.

Ai tha se është  një  kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes sot me rastin e mbylljes së vitit shkollor akademik 2020-2021 e t’ju falënderoj për përkushtimin tuaj për këtë  detyrë të rëndësishme mbarë kombëtare të mësimit të gjuhës shqipe.

Viti mësimor që po mbyllim sot ishte viti me i vështirë në historinë e shkollës shqipe “Alba Life” pasi ishte viti ku të gjithë ju u përballët me vështirësi të mëdha që na shkaktoi pandemia botërore, Covid 19.

Mësimi gjatë këtij viti mësimor u zhvillua në Online dhe ka qenë ndryshe nga vitet e mëparshme që e zhvillonim nëpër klasa dhe për këte u desh një trainim dhe përgatitje shumë serioze e të gjithë mësuesëve të shkolles sonë për t’i bërë orët e mësimit të gjuhës shqipe sa më interesante dhe me një informacion të gjithanshëm.  Mesimet e larmishme që sillnin mësuesit e shkollës sonë të përgatitura e prezantuara në Google Meet ishin të një niveli shumë të lartë pasi në të nuk përfshiheshin vetëm materialet bazë didaktike të teksteve të para Abetares, Abetares dhe librave të gjuhës, por në to janë pasqyryar edhe shumë materiale nga tekstet ndihmëse të miratuara dhe veçanërisht të platforms “Schoolme”, që ishte një ndihmesë tjetër që e bëri shumë interesant mësimin në Online të gjuhës shqipe.

Shkolla jonë është shumë krenare që ishte e para shkollë në Diasporë që filloi mësimin qysh javën e parë të shtatorit të vitit të shkuar dhe nuk humbi asnjë orë mësimore gjatë këtij viti akademik.

Po ashtu interesimi i nxënësve ka qenë shumë i madh gjë të cilen unë e kam vërejtur nga vëzhgimet që kam bërë në të gjitha klasat ku nxënësit hynin qysh në minutën e parë të mësimit dhe e kishin vështirë të largoheshin nga ekrani pas mbarimit të mësimit. Ky është një vlerësim shumë i lartë i punës së mësuesëve: Adelina Lacaj që zhvilloi mësim në dy klasa, Dr. Manjola Dulit, mësueseve Entela Muda, Vlera Thaqi, Gela Bulku, Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete Veselaj, Sonilda Koci Kadria dhe Vjollca Skënderi qe po ashtu dha mesim në dy klasa.

I përgëzoj të gjitha mësueset që përmenda më sipër si dhe koordinatoret Arta Xhaferi, Blerim Gjocaj, Eligerta Cuka si dhe bashkëthemelueset Kozeta Zylo dhe Dr.Valbona Zylo Watkins që kanë dhënë një ndihmesë të vazhdueshme.

Pa dashur të zgjatem konkluzioni i Bordit të shkollës shqipe  “Alba Life”  është se viti mësimor 2020-2021 ishte mjaft i suksesshëm në cilësi dhe në numër të nxënësve pasi e shtrimë aktivitetin jo vetëm në lagjet dhe shtetin e Nju Jorkut që i kishim vitet e mëpareshme, por këtë vit ne patëm nxënës nga shkollat Halifax Kanada, shkolla në Chicago, nga Florida, Alabama, Washington State, Pensilvania, Masachusets, Spanja, Suedia e të tjerë .

Ju faleminderit të gjithë nxënësve, mësuesëve dhe prindërve që bashkëpunuam në këtë mission kombëtar dhe ju uroj suksese në programin e sotëm të fundvitit dhe pushime të mbara e suksese në vitin e ardhshëm mësimor.

Faleminderit të gjithëve për vemendjen tuaj.

Programi u hap me këngën “1 Qershori” kënduar nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York

Mësuese Sonilda Koci që operon në Brooklyn, solli pranë ekranit nxënësit më të vegjël duke filluar nga mosha 4 vjeç të cilët si zogj ndër pemë të gjelbërta çuçurisnin ëmbël shqip.  Ajo i kishte pagëzuar si Flilizat e rinj të Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Ata ishin: Abella Bora Delisi, Aleena Osmani, Ana Skrapalliu, Arabella Gjeka, Besart Hysolli, Emily Gardella, Era Kondakciu, Ethan Çela, Hana Demiri, Nikolas Niko Gard, Rian Dobrova.

Mësuese Vlera Thaqit që operon në Staten Island dhe me nxënës nga Long Island, Westchester solli nxënësit të cilët recituan këto poezi si: Chloe Kaso, Gjuha Jonë nga Naim Frasheri, Nina Kastrati- Gjuha Shqipe nga Gjergj Fishta, Saranda Halstad- Abetare, Abetare nga Xhevair Spahiu. 

Mësuese Mirvete Krasniqi Veselaj që operon në Bronx kishte përgatitur nxënësit si Kevin Duka nga Philadephia me poezinë:  “Abetare, Abetare dhe Keci”, Bora Kurtolli: “Kosova ime”, Julia Loci: “Kenga tik tak tik tak, poezia “Shkronja”, Ariel Dalliu: “Abetare dhe shkronja A”, Edion Shiqerukaj: “Dua të luaj dhe shkronja E”, Alisa Gjika: “Kenga 1 Qershori dhe poezia Abetare”

Mësuese Vjollca Skënderi që ka dy klasa në Brooklyn dhe Queens kishte përgatitur këta nxënës si: Aleksia Kola me poezinë: “Librat rrinë radhë radhë”, Eliana Cuko, Chikago: “Abetarja ime”,  poezi nga Kozeta Zylo, Kiara Hila: “Gjuha Shqipe”, Klea Kola: “Abetare, Abetare”.  Shtoj këtu se shumë prej nxënësve të dy klasave ishin me pushime në vende të ndryshme dhe nuk kishin mundësi për të marrë pjesë në këtë program të fundvitit.

Mësuese Gela Bulku që operon në Brooklyn i kishte përgatitur nxënësit jo vetëm me poezi nga shtëpia, por dhe në mjedise me peizazhe të mrekullueshme nga Nju Jorku duke kënduar këngë shqiptare.

Programin e hapi me këngën “Zogu dhe Abetarja” kënduar nga Dëbora Shehu e cila iu uroi: “Gëzuar festën e Abetares dhe mbylljen e vitit shkollor të gjithë nxënësve të Shkolles Shqipe “Alba Life”.

Udhëtim nëpër shkronja u intepretua nga: Adisa Tahiri, Aria Stoja, Brandon Grada, Dëbora Shehu, Enzo Rustani, Jori Lamçe, Laura Torollari, Rilind Shehu.

“Vallet shqiptare” u vallëzuan me plot pasion nga Jori Lamçe dhe Enzo Rustani

“1 Qershori!” Interpretoi, Aria Stoja

Ndërsa kënga 600 vjeçare shqiptare “Moj e bukura More“u këndua nga Brendon Grada

Mësuese Fatbardha Shiqerukaj që operon në Bronx u paraqit në këtë program me këta nxënës si: Simelba Xhaferri: “Librat rrinë radhe radhe”, Lediana Hasanaj: “Dijeni botërore”, Fatjon Gjocaj: “Shoku im”, Fatjona Gjocaj: “Truri”, Yllëza Sejdiu, Emma Watkins: “Shqiponja” nga  Xhevahir Spahiu, Leon Gashi: “Alfabeti”, Saranda Krasniqi: “Për një shkronje”, Luan Krasniqi: “Nëna Shqipëri”, Edvin Dalliu: “Unë jam”, Rami Elkordi: Yunis Elkordi.

Për shkak të numrit të madh të klasave, programi u shfaq në dy grupe dhe orë të ndryshme duke filluar me saktësi nga ora 10 të e paradites.

Programi i klasave të nivelit të dytë

Në grupin e dytë programi u hap me Dr. Manjola Dulin, mësuese në Queens.  Nxënësit e saj të rritur në moshë sollën një larmishmëri me slide show në Power Point, duke shfaqur mësimet shumë të rendësishme që kishin përgatitur gjatë vitit. Ato ishin nga gjithë Kombi, Shqipëria Kosova, Dibra, Mali I zi, Çamëria, Arbëreshët, Presheva etj.  Nxënësit që morën pjesë me këto projekte ishin:  Agon, Agona dhe Loreta Sadiku: Projekt “Çamëria” nga Georgia.  Klaus dhe Stivi Veshi: “Luftrat e Skënderbeut nga NYC.  Adina Zdruli nga Kanada interpretoi poezinë nga “Naim Frashëri”, Lir Shala nga Kanada: “Projekt i Shkollës Shqipe, “Lufta e Kosovës”. Zana Shala nga Kanada: Poezia “1 Qershori”. Klevis Zhala nga NYC: Poezia, “Shqiponja”.

Isabel Zhala, NY: Vjershë e Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më ep nder”.  Det Ramosaj Kanada, poezia: “Sa të dua Kosovë.  Ryan Pjetergjoka NY: Poezia “I dashur Atdhe”.  Adea Kastrati nga Long Island: Interpretim për “Rozafën”.  Giuliano Meta NY: “Ujërat dhe lumenjtë e Shqipërisë”.   Francesco Hila, New York.

Mësuese Adelina Lacaj e cila u paraqit me dy klasa ne Bronx dhe Brooklyn solli përvojën e saj dhe nxnësit që kishte përgatitur në Bronx sollën larmishmëri me projekte për Atdheun dhe përshtypjet e nxënësve gjatë këtij viti.  Ata ishin: Arelt Xhaferri: “Përshëndetja e prindërve/ Figura të njohura shqiptare Skënderbeu/ Ismail Qemali/ Nënë Tereza.  Jessica Ndregjoni: “Përpjekjet për të folur shqip/ Sendet tradiocionale shqiptare në shtëpitë tona”.  Jonathan Ndregjoni: “Gjeografia, peizazhi bota bimore dhe klima”.  Keida Shiqerukaj: “Bashkëbisedimi shqip në klasë dhe rëndësia e tij”.  Adrian Krasniqi: “Lojërat në klasë”. Harry Lumshi: “Gabimet shqiptare”.  Kenkrest Lumshi: “Industria ushqimore në Shqipëri”. Kleidi Zaimi: “Arbëreshët e Italisë”.   Fiona Zaimi: “Qytetet dhe Trevat tona- dallimet midis tyre”.  Sofia Sandria: “Ilirët dhe trevat e tyre / Powerpoint Ksamili/ Mali i Jezercës dhe ngjitjet alpine”. Nora Balidemaj: “ Mësonjëtorja e parë shqipe / Filmi dhe përshtypjet”.  Albo Peraj: “Muzika dhe instrumentet e ndryshme.  Tipet e ndryshme të valleve dhe lidhja e tyre me historinë”.

Mësuese Entela Muda me klasën e saj në Staten Island solli nxënësit me intepretime të ndryshme duke e pasuruar programin dhe me vallen e Kosovës interpretuar mjeshtërisht nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Ata ishin: Dea Watkins e cila kishte përgatitur esenë: “Gjuha e Nënës”.  Amina Shegaj: “Krujë, O qytet I bekuar” nga Naim Frashëri, Reona Kovaçi: “Korça” nga Naim Frasheri, Blin dhe Rubik Rugova: “Korça” nga Naim Frashëri, Ariana Daci: “Kundër Mallkimit të Gjuhës Shqipe” nga Petro Nini Luarasi.  Ne ekran me plot entuziazëm dhe mjeshtëri u shfaqën valltarët e shkollës me “Vallen e Kosovës”.

Mësuese Vjollca Skenderi solli dhe dy emrat nga Suedia si: Uklea dhe Kleidi Buzi.

Mësuese Adelina Lacaj paraqiti nxënësit e saj ne Brooklyn si: Erla Lamce: “Iu uroi mirëseardhjen prindërve , nxënënsve dhe mësuesve/ Riviera Perëndimore –Deti Adriatik dhe deti Jon. Blenda Sehu- Mesimi Online për Vitin 2020-2021/ pyetje drejtuar shokëve.  Elio Tahiri: “Mbresat e vitit / familja në Shqipëri (gjyshi- gjyshja )/ Teknologjia (avantazhet dhe disavantazhet e saj.)  Enson Nallbani- Karakteri  shqiptar- kultura, arti dhe shoqëria.  Zenel Agolli: “Diversiteti i trevave shqiptare – arti i të gatuarit”.  Altea Balla: “Shqipëria një vend i bukur turistik- udhëtim në Atdhe/ këngët vallet  dhe veshjet popullore. Kelvin Rustani, përmbledhje e viteve të tij në Shkollën Shqipe “Alba Life”.  Përshëndetje dhe falënderim stafit të shkollës. Jon Agolli- Përmbjedhje e temave të punuara gjatë Vitit/ Muzika shqiptare dhe vecoritë e saj në Shqipëri dhe Amerikë,  këngetarët e famshëm në botë,  gatimet tradicionale.  Detion Shehu: “Mbresat tona për Shqipërinë, Udhëtim ndjenjash dhe falënderim  stafit të shkolles”.

Programi u mbyll me vallen e Tropojës interpretuar nga nxënësit e Shkollës Shqipe në Bronx dhe Brooklyn. 

Në fund të gjithë u përshëndetëm mallshëm me njeri-tjetrin, duke shpresuar dhe lutur se së shpejti do të shihemi në shtator nëpër klasat tona në shkollat e Nju Jorkut.  Ndarja pati dhe lot mësuesesh dhe gëzime për cfare I dhuruan profesionalisht dhe me plot perkushtim nxënësve në këtë mision Kombëtar.

7 QERSHOR, 2021

NEW YORK