Vuçiq: Kurrë s’kam marrë pjesë në një takim si ky

Bruksel, 15 qershor 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kacilësuar shumë të vështirë takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se kurrë nuk kishte pasur një takim të tillë.

“Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky”, ka deklarur Vuçiq,pas takimit.

Ai ka thënë se gjatë takimit nuk ka pasur fyerje, por Kurti ka marrë, siç është shprehur, “përgjigje të ashër”.

“Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin”, ka thënë ai.

Vuçiqi ka thënë se Kurti ka “shpërthyer” kur e ka marrë përgjigjen se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. 

“Ai (Kurti) erdhi për të mos u pajtuar për asgjë. Ai tha: ‘Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën’. Unë i thashë: ‘Asnjëherë’. Ai shpërtheu”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se delegacioni i Kosovës kundërshton zbatimine marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Prej tyre, ai e kapërmendur marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

““E para është që delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet që ata nënshkruan, ata nuk duan të flasin për Asociacionin e Komunave Serbe. E dyta është se ata kërkuan urgjentisht dhe menjëherë ta dinë kur do ta njohim Kosovën. E treta është se ata e konsideronin provokim faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgjinë në kishat e tyre. Unë isha i butë dhe nuk doja të theksoja, po kjo është mungesë e realitetit, seriozitetit dhe përgjegjësisë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, pala kosovare ka kundërshtuar propozimin e Serbisë për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Kemi folur për personat e zhdukur dhe, nuk do të besoni, unë kam folur parimisht, kam folur për atë se sa është e rëndësishme të zbulojmë vendet ku gjendet trupi i secilit shqiptar dhe secilit serb. Unë kam kërkuar të bëhen kërkime në nëntë lokacione: dy në Klinë, një në Istog, një në Llapushnik, në Mejë të Gjakovë dhe në Suharekë. Kam kërkuar që ne të bëjmë gërmimet, pasi dyshojmë se në këto lokacione ka trupa të serbëve. Por, ata kanë refuzuar”, ka thënë Vuçiqi.

Vuçiq ka thënë se, megjithatë, në takim ka pasur pajtim për vazhdimin e dialohgut.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut”, ka thënë ai.

(r.m.)