Tiranë, 18 qershor 2021 – Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë të premten e ka publikuar vendimin e plotë lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt ministër të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim lidhet me mosmarrëveshjen mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjyakata Kushtetuese ka vendosur ta pranojë pjesërisht kërkesën e kryeministrit Rama, ndërsa e ka pushuar gjykimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet kKryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahen ndërmjet tri institucioneve: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.
Presidenti Meta kishte refuzuar të dekretonte propozimin e Kryeministrit Rama për emërimin e Cakajt ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Prandaj, Rama e kishte emëruar Cakajn minisër në detyrë, ndërsa formalisht pozitën e ministrit e kishte mbajtur vetë.
Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.
(r.m.)