AAK-ja i kërkon opozitës ta përkrahë mocionin e saj për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë, 25 korrik 2023 – Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se deptetwt e kwsaj partie nuk do të marrin pjesë në votimin e asnjë projektligji në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo periudhë nuk duhet përsëritur, kjo qeveri këtë vit po karakterizohet si qeverisja më e dobët. Ne, si grup parlamentar, nuk do të bëjmë asnjë kuorum dhe nuk do të votojmë asnjë projektligj”, ka thënë ai.

“Kjo Qeveri nuk e meriton asnjë mbështetje, ndonëse te marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar”, ka theksuar ai.

Sipas  tj, opozita do ta përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”, të inicuar nga kjo parti.

“Ne, si opozitë, duhet ta shtyjmë përpara mocionin (për rrëzimin e everisë). Ka një dakordim për këtë çështje dhe në shtator duhet ta kemi në rend dite mocionin e mosbesimit”, ka thënë ai.

Por, ai ka thënë se AAK-ja nuk do ta kërkojë votën e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”.

(r.m.)