Prishtinë, 31 maj 2023 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njoftoi se grupi parlamentar i kësaj partie do të inicojë paraqitjen e mocionit të mosbesimit për kryeministrin Albin Kurti.
Në një konferencë për medie, të mërkurën pasdite, Haradinaj tha se janë faktorë për heqjen e besimit pwr Kurtin.
“I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, deri te sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës”, tha Haradinaj.
Ai shprehu besimin se mocioni do tw pwrkrahet nga partitw tjera parlamentare.
“Do të filloj konsultimet me spektrin politik në përgjithësi dhe besoj se mocioni është zgjidhja në këtë situatë”, tha ai.
Haradinaj tha se edhe qytetarwve tw Kosovws do t’u sqarohet se Kurti po e rrezikon sigurinë dhe sovranitetin e vendit në veri dhe se po nxit atje konflikt që i shkon përshtat Rusisë.
“Do të angazhohemi që ta sqarojmë para qytetarëve se Kurti është përgjegjës për rrezikimin e sigurisë së vendit dhe sovranitetin në veri. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunojë me SHBA-në në planin e tyre të integrimit, ka vazhduar me plan të vetin për të nxitur konflikt, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën, duke vazhduar ta nxisë një konflikt në veri që është në interes të Putinit dhe Rusisë. Ajo që po ashtu e bën këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes mediave Blinkenit me atë fjalor. Kurti ka shkuar në ekstrem me një komunikim fyes për aleati tonë kryesor të sigurisë, pa të cilin edhe sot gjendja në veri është e keqe”, tha Haradinaj.
(r.m.)