Podgoricë, 9 prill 2023 – Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka bërë thirrje presidentit të ri Jakov Milatoviq, që ta anulojë vendimin e Milo Gjukanoviqit për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Abazoviq, në një intervistë për “TV Prva”, ka thënë se Milatoviqi duhet t’i mbledhë gjithë akterët politikë dhe së bashku me ta ta caktojnë datën e zgjedhjeve.
“Presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë bashkërisht mund ta caktojnë datën e zgjedhjeve. Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviqi t’i shkarkojë deputetët në këtë mënyrë”, ka thënë ai.
Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshmeparlamentare në Mal të Zi mund të ,mbahen në fund të muajit qershor, para fillimit të sezonit turistik.
Milo Gjukanoviq e miratuar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe i ka caktuar për 11qershor zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
(r.m.)