Podgoricë, 3 gusht 2022 – Dritan Abazoviqi mund të shkarkohet nga pozita e kryeministrit të Malit të Zipas dy javësh.
Më 19 gusht do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën do të votohet iniciativa për rrëzimin e Qeverisë së pakicës, të udhëhequr nga Abazoviqi.
“Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, me fillim nga ora 11:00”, thuhet në mesazhin që u është dërguar deputetëve nga Shërbimi Profesional i Kuvendit të Malit të Zi.
Kryetarët e grupeve parlamentare të DPS-së, SDP-LP-së, SD-së dhe DUA-së kanë dorëzuar në Kuvend iniciativën për votëbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit, për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën nga kryeministri Abazoviq dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Periq. Nënshkrimi është bërë në vilën qeveritare “Gorica”, në Podgoricë,pa praninë e medies dhe nën masa të rre[pta sigurie,
Kreu i grupit më të madh parlamentar, DPS-së, Danijel Zhivkoviq, ka thënë se Qeveria e Malit të Zi, me këtë akt antikushtetues, e ka humbur legjitimitetin.
Milo Gjukanoviq, President i Republikës dhe kryetar i DPS-së, e kishte paralajmëruar Abazoviqin se ai do ta humbasë mbështetjen këtij grupi, në qoftë se do të nënshkruante marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.
Dritan Abazoviq është i bindur se ai e ka bërë gjënë e duhur për të ardhmen e Malit të Zi.
(r.m.)