Uashington, 21 tetor 2021 – Zëvendës-Kryeministri i Malit të Zi, Dritran Abazoviq, ka paralajmëruar nga Uashingtoni se së shpejti do të ketë “surprizapolitike dhe ekonomike” në vendin e tij.
“Do të ketë surpriza politike dhe ekonomike, por gjithsesi pozitive për Malin e Zi dhe psërqytetarët e tij”, ka thënë Abazoviq, transmeton Pobjeda.
Abazoviq, pas takimeve me zyrtarë amerikanë në Uashington, sidomos në Departamentin e Shtetit, ka theksuar se aleanca midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të forcohet dita-ditës.
“Forcat progressive kanë marrë mbështetje të qartë. Na pret përpara një rrugë e reformave. Nuk ka kompromisme korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne dëshirojmë që në Mal të Zi dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor të ketë më shumë investime amerikane”, është shprehur Abazoviq.
Ai kathënë se pret se i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor,Gabriel Escobar, të arrijë së shpejti për vizitë në Mal të Zi dhe të dëshmojë aleancën midis dy vendeve.
Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Gjorgje Raduoviq, ka thënë se delegacioni malazez ka marrë në SHBA mbështetje për vazhdimin e procesit të integrimit në strukturat euro-atlantike.
Ai ka thënë se në takimet me zyrtarët amerikanë është shprehur shqetësimi se krimi i organizuar dhe korrupsioni, sikurse edhe ekstremizmi dhe radikalizmi, përbëjnë rrezik për sigurinë e vendit.
“Zyrtarët amerikanë e kanë mirëpritur vizionin e Qeverisë (së Malit të Zi) për t’i luftuar ato. Nuk ka Mal të Zi të fortë pa institucione të forta që nuk varen as nga një individ Brenda tyre. Institucionet nuk do të varen nga ndryshimet politike”, është shprehur Radunoviq.
Aika theksuar se vetë, përmes ndërtimit të institucioneve mund të ndërtohet një Mal i Zi i fuqishëm që do të jetë anëtar i Bashkimit Evropian.
(r.m.)