Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vuri në dukje se detyra kryesore e Malit të Zi në periudhën e ardhshme është të forcojë sundimin e ligjit dhe se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë gjithmonë pas çdo nacionalizmi.
“Nuk mjafton të ndryshojmë qeverinë pas 30 vjetësh, por duhet të ndryshojmë sjelljen dhe zakonet e këqija. Ne kemi nevojë për njerëz të rinj në politikë, të cilët nuk janë të kontaminuar nga politika e ndarjes dhe nacionalizmit. Pa atë hap përpara, ne kurrë nuk do të ndryshojmë Malin e Zi”, tha zëvendëskryeministri shqiptar Dritan Abazoviq në Vjenë.
“Ky nuk është rasti vetëm në Malin e Zi, por pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit. Sa herë që shihni që e bazojnë narracionin e tyre ekskluzivisht në ndarje etno-kombëtare, dijeni se korrupsioni, keqpërdorimi i fondeve shtetërore dhe grupet kriminale janë gjithmonë pas tij.
Ne kemi nevojë për njerëz të rinj, gjenerata të reja elitash politike dhe moderne që do të tërheqin rajonin drejt vlerave evropiane” tha Abazoviq.
Ai theksoi se ne duhet të fshijmë kufijtë në kokën tonë, por edhe kufijtë fizikë midis shteteve, në mënyrë që të përmirësojmë bashkëpunimin e njerëzve
“BE e bëri këtë shumë kohë më parë, dhe është koha që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin atë rrugë. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe lëvizshmërinë në mënyrë që të krijojmë parakushte për pajtimin dhe forcimin ekonomik të shteteve tona” tha Abazoviq.
Megjithatë për gjithë këtë, zëvendëskryeministri shqiptar në Mal të Zi kërkoi më shumë mbështetje nga BE-ja. “Por ne duhet të ndiejmë mbështetje më të madhe nga Komisioni Evropian, anëtarët e BE -së dhe partnerët e tjerë perëndimorë.
Sipas mendimit tim, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vetëm një zgjedhje të mirë dhe kjo është të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe të forcojnë Vlerat evropiane” përfundoi Abazoviq (shqiptar etnik.v.j.).RTK