Podgoricë, 10 shtator 2021 – Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka paralajmëruar se ai do ta rrëzojë qeverisë, në rast se kryeministri Zdravko Krivokapiq inicon procedurë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekulloviq.
Abazoviq ka thënë se me shkarkimin eventual të Sekulloviqit koalicioni qeveritar do ta kalonte “vijën e kuqe” dhe kështu do ta humbte mbështetjen e tij.
“Me këtë akt dhe me reagimet pas gjithë asaj që policia e ka përballuar me sukses në Cetinje, ata e kanë shkelur këtë vijë, por nëse shkojnë edhe një hap më tutje nuk është e pamundur që ne të mos kemi ministër të ri, por nuk është as e pamundur që të kemi kryeministër të ri. Pas kësaj unë do ta rrëzoj qeverinë”, ka thënë Abazoviq të enjten, në një intervistë për televizionin “Vijesti”.
Abazoviq ka theksuar Policia e Malit të Zi nuk do të menaxhohet nga Beogradi, derisa ai të jetë pjesë e qeverisë dhe e koalicionit qeveritar
“Policia nuk do të menaxhohet nga Beogradi dhe kjo nuk do të ndodhë mbi kurrizin tim”, ka thënë Abazoviq.
Kryeministri Krivokapiq ka paralajmëruar inicimin e procedurës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekulloviq, për shkak se ai ka refuzuar kërkesën për shkarkimin e drejtorit të policisë, Zoran Bërgjanin. Partia e Krivokapiqit, Fronti Demokratik, ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të policisë, i cili gjoja ka hezituar të ofrojë siguri për ceremoninë e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joakinije, në Cetinje, më 5 gusht.
Dritan Abazoviq, i cili është përgjegjës për koordinimin e shërbimeve të sigurisë në Mal të Zi, është drejtues i Lëvizjes Qytetare URA. Ky është subjekti më i vogël i koalicionit qeveritar, por vota e tij është vendimtare për qëndrueshmërinë e koalicionit. Me daljen eventuale të URA-s, koalicioni actual qeveritar në Mal të Zi e humb shumicën.
(r.m.)