Abazoviq: Qeveria e pakicës një nga zgjidhjet, largimi i Gjukanoviqit do t’i lehtësonte gjërat

Largimi i Milo Gjukanoviqit nga udhëheqja e DPS-së nuk është parakusht për formimin e qeverisë së pakicës, por do të lehtësonte ndjeshëm komunikimin dhe marrëdhëniet ndërmjet partive, tha zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq.

Në një intervistë për agjencinë MINA, Abazoviq tha se formimi i një qeverie të pakicës dhe largimi politik i Gjukanoviqit nuk janë procese të përputhshme dhe se qeveria e pakicës është vetëm një rrugëdalje nga kriza politike që askush nuk e favorizon apo e refuzon paraprakisht.

I pyetur nëse njoftimi i tij i mëhershëm për largimin e Gjukanoviqit mbështetej me informacione konkrete, ai u përgjigj se qëndron pas fjalëve të tij.

Ai tha se njerëzit “me virusin e viteve të90-ta” duhet dalëngadalë të tërhiqen politikisht, sepse, siç tha ai, sfidat e shekullit të 21-të nuk përputhen me perceptimin e demokracisë nga ajo periudhë.

I pyetur nëse largimi i Gjukanoviqit nga kreu i DPS-së është parakusht për formimin e qeverisë së pakicës, Abazoviq tha se këto nuk janë procese kompatibile.

Ai tha se pret që të caktohet një seancë e Këshillit të ri Prokurorial sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shtuar se ky organ ka shumë punë për të bërë, nga ato teknike deri tek ato thelbësore.

malesia.org