Abazoviq tha se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Podgoricë, 20 korrik 2022 – Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, edhepse kabineti i tij qeveritar e ka humbur mbështetjen e Partisë Socialdemokrate (SDP) dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS).

“Nuk do të jap dorëheqje. Për mandatin tim e të qeverisë vendos parlamenti”, ka thënë Abazoviq të mërkurën, më 20 korrik, në Kuvendin e Malit të Zi.

Kjo deklaratë e Abazoviqit erdhi pas kërkesës SDP-së dhe DPS-it që Abazoviq e qeveria e tij të japin dorëheqje.

Zëvendëspresidenti i DPS-së, Jevto Erakoviq, ka thënë se deputetët e kësaj partie e patën mbështetur qeverinë e pakicës të drejtuar nga Abazoviq, ashtu që Mali i Zi të orientohet drejt Bashkimi Evropian, por, sipas tij, kjo qeveri po e shpie Malin e Zi “drejt një gremine”.

Abazoviqi dhe kabineti i tij e humbën mbështetjen e SDP-së dhe DPS-it pas miratimit nëqeveri të tekstit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Po për këtë arsye, tërheqjen e mbështetjes për Qeverinë e Abazoviqit e ka paralajmëruar edhe SPD opozitare. Por, presidenti i shtetit, Milo Gjukanoviq, i cili është kryetar i kësaj partie, premtoi vazhdimin e mbështetjes për këtë qeveri, pasi Abazoviq u pajtua që marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe të mos nënshkruhet derisa teksti i saj të mos vlerësohet edhe nga ekspertë tëfushave tëndryshmedhe nga shoqëria civile.

Për këtë arsye, dorëheqjen e Abazoviqit e ka kërkuar edhe Fronti Demokratik, e cila e mbështet marrëveshjen me Kishwn Ortodokse Serbe tw tillw çfarw wshtw miratuar nga qeveria para disa ditwsh.

Abazoviqi, qeverinë e të cilit e mbështesin partnerët perëndimorë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – nuk ka marrë mbështetje të qartë nga Brukseli dhe nga Uashingtoni për miratimin e Marrëveshjes Themelore.

Më 11 korrik, Qendra për Edukim Qytetar e ka publikuar një sondazh që ka nxjerrë në pah se vetëm 11 për qind e qytetarëve tw Malit tw Zi e mbwshtesin nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Qeveria e Dritan Abazoviqit është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë.

(r.m.)