Abazoviq thotë se është gati të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Podgoricë, 14 korrik 2022 – Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë sonte në mbrëmje se ai është i gatshëm të japë dorëheqje.

Abazoviq e ka thënë këtë duke komentuar deklaratën e partisë Mali i Zi Demokratik, e cila tha se kryeministri duhet të japë dorëheqje pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë.

Abazoviq ka theksuar se nuk ka asnjë problem me kërkesën për dorëheqje duke shtuar se ai e mbështet kërkesën që Kuvendi të mos e shqyrtojë iniciativat eventuale për heqjen e mandatit të qeverisë para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se deklaratën e demokratëve nuk e sheh si ultimatum duke theksuar se ai kërkon zgjidhjen e problemeve.

“Unë kam ardhur për të marrë vendime”, ka thënë Abazoviq.

“Qeveria do t’i kryejë të gjitha obligimet e saj ndaj qytetarëve, nuk do të mbetet e bllokuar, nuk do të mungojë asgjë”, ka theksuar ai.

Qeveria e Abazoviqit e humbi mbështetjen e shumicës në parlament për shkak se ajo e miratoi Marrëveshjen Kornizë me Kishën Osrtodokse Serbe. Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila e kishgte mbështetur Abazoviqin mori vendim që të mos vazhdojë mbështetjen për këtë qeveri, të cilën e ekuzoi për, siç tha, “e braktisi agjendën evropiane” të Malit të Zi.

(r.m.)