Prishtinë, 19 shkurt 2024 – Në përfundim të mandatit të tuij në Kosovë, ambasador i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott u ka bërë thjrrje liderëve shtetërorë e politik të vendit të ndërtojnë një shtet modern demokratik që i mbështet, i inkurajon dhe i mbron qytetarët e vet.
“Konteksti ndërkombëtar mbetet një sfidë. Unë s’kam mjet të lehtë për të ofruar zgjidhje, por i ftoj këta që e udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion modern, të shteti demokratik që mbështet, inkurajon dhe i mbron qytetarët e vet”, ka thënë Abbott në një vidodmesazh me rastin e përdundimit të misioinit të tij ai ambasador në Kosovë.
“Kosova është vend i veçantë që meriton të jetë i suksesshëm”, ka theksuar ai.
Ambasadori Abbott ka thënë se ai është pritur ngrohtësisht nga qytetarët e Kosovës, kudo që ka shkuar.
“Unë mund t’ju siguroj se do të jeni gjithmonë në zemrat tona”, është shprehur ai.
Ambasadori Abbott ka thënë se ë kujtesë i kanë mbetur veçanërisht ndeshja mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe dhe takimet me familjarë të personave të pagjetur që prej përfundimit të luftës në Kosovë.
Ai është shprehur i lumtur për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për Kosovën, ndërsa e ka veçuar ndihmën për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ambasadori Abbot e ka mbyllur videomesazhin e tij me vargjet e pozisë “Mëmëdheu” të Andon Zako Çajupit:
“Mëmëdhe quhet toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’ e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë,
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë,
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime,
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes”.
https://fb.watch/qjdxD_gFFR/
(r.m.)