Abdixhiku e përkujton Rugovën: “Veprat e tij e kanë definuar fatin e shqiptarëve në këto anë”

Prishtinë, 2 dhjetor 2021 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kujtuar sot Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 77 vjetorin e lindjes së tij.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku e ka cilësuar Rugovën “arkitekt të shtetit të Kosovës” dhe “prijës historik të lëvizjes për lliri, pavarësi e demokraci” të Kosovës.

“Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se trashëgimia polkitike e Rugovës mbetet “dritë prijëse” për LDK-në.

“Rruga që Ibrahim Rugova nisi e trasoj, trashëgimia politike që la pas, mbesin dritë prijëse për secilin prej nesh në LDK. Këto vlera themeltare për organizmin tonë politik do t’i kultivojmë, ruajmë e promovojmë me plot përkushtim”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka bërë të ditur se, me rastin e 77-vjetorit të lindjes së Ibrahim Rugovës, një delergacion i LDK-së i udhëhequr prej tij, e ka vizituar familjen Rugova.

Dedikimi i plotë i Abdixhikut:

“Më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për lliri, pavarësi e demokraci, Presidenti i parë i vendit tonë, Dr. Ibrahim Rugova. Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë.

Ditëlindjet e tij të para ishin të vështira. I biri i Ukës të Rrustë Sadrisë dhe i Sofës së Qerim Rugovës, kishte babë e gjysh të vrarë e zhdukur nga shërbimet jugosllave. Por jeta e vështirë s’ishte arsye për ndalje; përkundrazi, ishte shtytje për një fat më të madh. Pasi përfundoj shkollimin fillor në Istog e atë të mesëm në Pejë, Rugova vijoj studimet në Prishtinë. Pas diplomimit mori titullin e Këshilltarit Shkencor në Institutin Albanogjik të Prishtinës. Në fundin e viteve të 70-ta, ai shkoi në Paris. Atje, nën mbikëqyrjen e Roland Barthes, ndoqi studimet mbi letërsinë në ‘École Pratique des Hautes Études’. Në vitin 1984, doktoroi në Prishtinë në tezën me temë “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare: 1504-1983”.

Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar. Refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi u ndërpre nga një thirrje e kohës për t’i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë. Në vitin 1988 Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më 23 dhjetor 1989 ai krijoi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes popullore për liri, pavarësi e demokraci. Krijuesi letrar.

Pjesa tjetër është histori e lavdishme.

Rruga që Ibrahim Rugova nisi e trasoj, trashëgimia politike që la pas, mbesin dritë prijëse për secilin prej nesh në LDK. Këto vlera themeltare për organizmin tonë politik do t’i kultivojmë, ruajmë e promovojmë me plot përkushtim.

Sot, me bashkëpunëtorë vizituam familjen e Presidentit Rugova, zonjën Fana e trashëgimtarët e familjes. Shënuam 2 dhjetorin e tij sepse Presidenti ka vetëm ditëlindje.

May be an image of 9 people, people sitting, people standing and indoorMay be an image of 12 people, people standing, people sitting and indoor

May be an image of 12 people, people standing and indoor

(r.m.)