Prishtinë, 1 korrik 2023 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se tani është “koha e fundit për një rrugë të re, pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”,
Abdixhiku, në një postim në Facebook, e ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti se për shkak të tij ““Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani”.
“Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani”, ka theksua Abdixhiku.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Pezullim i fondeve të BE-së;
Pezullim i MSA-së,
Pezullim i takimeve të nivelit të lartë,
Pezullim i vizitave bilaterale.
Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta.
Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi
Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.
Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit.
(r.m.)