Abraham: Komiteti i Ministrave të mbajë seancë të veçantë për Kosovën në muajin qershor

Berlin, 16 maj 2024 – Deputeti i CDU/CSU në Bundestagun e Gjermanisë, Knut Abraham, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësimin në Këshill të Evropës (KE) dhe se nuk e di përse nuk po kuptohet se kjo është mundësi historike.

Në debatin për 75-vjetorin e Këshillit të Evropës që u zhvillua të enjten në Bundestagun e Gjermanisë, Abraham e ka cilësuar si zhvillim të mrekullueshëm letrën e Qeverisë së Kosovës dërguar Këshillit të Evropës ku thuhet se drajtin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit. Ai ka thënë se Komiteti i Ministrave duhet të trajtojë çështjen e Kosovës në një seancë të veçantë në muajin qershor.

Abraham ka shkruar edhe në platformën “X” për fjalimin e tij në Bundestag.

“E inkurajova Qeverinë gjermane të marrë vendimin final për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, pasi gjitha kushtet janë plotësuar. Qeveria e Kosovës ka premtuar në një letër dërguar Këshillit të Evropës se do të dorëzojë në Gjykatë Kushtetuese një statut për AKS-në deri në fund të majit. Është një zhvillim i ri i shkëlqyeshëm. Do të ishte ide shumë e mirë që Komiteti i Ministrave ta adresojë këtë çështje në një takim të veçantë në qershor. Do të ishte moment historik dhe Qeveria e Kosovës ka marrë një hap shumë të rëndësishëm këtu”, ka shkruar Abraham. 

https://twitter.com/Knut_Abraham/status/1791075557901324753?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1791075656459030811%7Ctwgr%5E03010e3c63c809dcb3505c013442c7f60ab4addd%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkosova-takon-keshillit-te-evropes-ministrja-e-jashtme-dhe-deputeti-gjerman-kerkojne-nga-gjermania-qe-votoj-ne-favor-te-kosoves%2F

(r.m.)