Londër, 12 mars 2022 – Liga angleze e futbollit e ka diskualifikuar të shtunën, më 12 mars, pronarin e klubit, Chelsea, Roman Abramovich, nga pozita e udhëheqësit, pasi oligarku është sanksionuar nga Qeveria britanike në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë.
Klubit i është dhënë licencë speciale për të vepruar, pavarësisht se Abramovichit i janë ngrirë asetet.
Liga angleze e futbollit ka thënë se diskualifikimi i Abramovichit nuk do të ndikojë “në aftësinë e klubit për t’u trajnuar dhe për të luajtur”.
Abramovich dhe dhjetëra oligarkë të tjerë rusë janë shtuar në listën e sanksioneve të Perëndimit, si goditje ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.
Abramovich, 55-vjeçar, ka qenë pronar i klubit Chelesa prej vitit 2003.
Ditë më parë ai ka nxjerrë në shitje klubin duke premtuar që të ardhurat do t’i ndajë si ndihmë për viktimat e luftës në Ukrainë.
(REL)