Uashington, 30 janar 2021 – Administrata e presidentit Joe Biden po intensifikon përpjekjet për të rritur ndjeshëm energjinë nga era në det të hapur përgjatë brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara, duke thënë të hënën se po ndërmerr hapat fillestarë drejt miratimit të një ferme të madhe me erë në brigjet e shtetit të Nju Xhërsit si pjesë e një përpjekjeje për të prodhuar energji elektrike për më shumë se 10 milion shtëpi në të gjithë vendin deri në vitin 2030.
Përmbushja e këtij objektivi mund të nënkuptojë vende pune për më shumë se 44,000 vetë punëtorë dhe për 33,000 të tjerë punësim që ka lidhje jo të drejtpërdrejtë me të, tha Shtëpia e Bardhë. Përpjekja gjithashtu do të ndihmojë në eliminimin e çlirimit të 78 milionë tonë dioksidi karboni në vit, një hap kyç në luftën e administratës për të ngadalësuar ngrohjen globale.
Presidenti Joe Biden “beson se kemi një mundësi të jashtëzakonshme para nesh për të luftuar jo vetëm kërcënimet e ndryshimit të klimës, por ta përdorim atë si një shans për të krijuar miliona vende pune me pagë të mirë, që do të nxisin rimëkëmbjen ekonomike të Amerikës,” tha Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Klimën, Gina McCarthy.
Angazhimi i administratës ndaj kësaj industrie ende të pashfrytëzuar “do të krijojë shanse që njerzit të hyjnë në klasën e mesme për njerëzit nga të gjitha prejardhjet dhe komunitetet,” shtoi ajo.
Administrata tha se synon të përgatisë një analizë zyrtare mjedisore për projektin Ocean Wind (Erërat e Oqeanit) pranë Nju Xhërsit. Kjo do t’i hapte rrugën shndërrimit të tij nënë projektin e tretë të konsiderueshë, për energjia nga era në Shtetet e Bashkuara.
Administrata u zotua gjithashtu të investojë 230 milion dollarë për të modernizuar portet amerikane dhe të sigurojë deri në 3 miliard dollarë garanci kredish për projektet e erës në det të hapur përmes programit të kredisë për energji të pastër të Departamentit të Energjisë.
“Do të jetë një fluks masiv vendesh pune me paga të mira, që ngrenë nivelin e jetës së njerëzve,” tha Sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm.
Ocean Wind, afro 25 mijë kilometra larg bregut të jugut të Nju Xhërsit, parashikohet të prodhojë rreth 1,100 megavat në vit, i barazvlefshëm me furnizimin me energji të 500,000 shtëpive, kur të vihet në funksionim në vitin 2024.
Presidenti Biden është zotuar të dyfishojë prodhimin energjisë së erës në det të hapur deri në 2030 si pjesë e përpjekjes së tij për të ngadalësuar ndryshimet e klimës.
Miratimi i mundshëm i projekteve në brigjet e Atlantikut – skaji kryesor i të paktën 16 projekteve të erës në det të hapur përgjatë Bregut Lindor – shënon një kthesë të mprehtë nga administrate e ish-presidentit Trump, e cila frenoi prodhimin e energjisë nga era si në tokë ashtu edhe në oqean.
(Zëri i Amerikës)