Avokat Sokol Hazizaj, ish-deputet, ish-zëvendësministër i Drejtësisë
Afganistan.
Nën moton “Paqja e para, pastaj drejtësia”, u inicua reforma në drejtësi sepse sipas partnerëve shfaqja e talebanëve dhe kontrolli tyre mbi Afganistanin nga viti 1995 deri në vitin 2001, solli në pah vuajtje e çdo qytetari afgan nën regjimin taleban, viktimat kryesore të sundimit të tyre ishin gratë dhe pakicat etnike dhe fetare. Zërat e viktimave që kërkonin drejtësi nuk u bënë jehonë as nga autoritetet e reja afgane dhe as nga bashkësia ndërkombëtare, të dyja të cilët promovuan “së pari paqen, drejtësinë më vonë”. Konsultimi i përceptimit nxori se popullata ishte entuziaste dhe mbështetëse e procesit. Në secilin diskutim të fokus grupeve, njerëzit ishin jashtëzakonisht të gatshëm për të diskutuar këto çështje. Dukej se kishte një ndjenjë mirënjohjeje në vetë konceptin e konsultimit. Një burrë në rrethin Salang të Parwan u bë mjaft emocional ndërsa iu përgjigj pyetjeve të sondazhit: ‘Tani ndjej se jam pjesë e kësaj shoqërie. Askush nuk e pyeti kurrë pikëpamjen tonë për vendime të tilla të rëndësishme. ’Një burrë në Kandahar tha:‘ Deri më tani, askush nuk na ka pyetur: çfarë doni ju, viktima? A dëshironi hakmarrje? Doni strehim? Ushqimi? ’Në një nga grupet e fokusit në fshat, pjesëmarrësit thanë se e konsideruan konsultimin një mundësi të jashtëzakonshme për njerëzit e Afganistanit; ata vunë në dukje se askush që nga Mbreti Amanullah Khan nuk ishte konsultuar me njerëz në nivel kombëtar. Raporti “Një Thirrje për Drejtësi” u pranua nga Presidenti Karzai më 29 janar 2005. Pranimi i tij i raportit dhe angazhimi i tij për të zbatuar rekomandimet në prani të Louise Arbor, Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, u bënë një mjet i rëndësishëm për sfidat e reformës në
drejtësi, e cila nga ana e vet nuk realizoi aspak paqe për më tepër drejtësi.
Albanistan.
Në mos sot, kur/ Në mos ne, kush”, sepse përceptimi dhe besimi i qytetarëve për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe performancës së aktorëve institucionalë, por jo vetëm, të këtij sistemi ka kapur nivele gjithmonë e më të ulta vitet e fundit.
Raportet monitoruese sipas partnerëve ndërkombëtarë dhe strukturave të tyre përfaqësuese, organizatave ndërkombëtare dhe atyre lokale, si dhe sondazhet e kryera, nxjerrin nivelin e besueshmërisë së qytetarëve te sistemi i drejtësisë në vlerat më të ulta, me një trend përkeqësues, duke konstatuar si dukuri serioze negative një shtrirje endemike të fenomenit të korrupsionit.
Lufta kundër këtyre fenomeneve në sistemin e drejtësisë përbën sfidën thelbësore për konsolidimin e barazisë së qytetarëve para ligjit dhe çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, që sot është mbizotëruese.
Realiteti shihet, ska nevojë për
përceptim, por mjafton që reformatorët/ konsulentët vendas morrën drejtimin e organeve të drejtësisë, përfitimet etj etj. Për të drejtën dhe drejtësinë flasim më vonë!
Këshilloj:
Hap televizorin tani, dhe më fal “Kruaj hundët”, prit dhe datën e gjyqit, kismet!