Afrika e Jugut e padit Izraelin për gjenocid ndaj palestinezëve

Hagë, 30 dhjetor 2023 – Afrika e Jugut e ka paditur Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për gjenocid ndaj palestinezëve. Aj kërkoi që organi më i lartë gjyqësor i Kombeve të Bashkuara ta urdhërojë Izraelin të ndalojë sulmet në Rripin e Gazës.

Afrika e Jugut pretendon se “veprimet e Izraelit janë gjenocidale”, duke pasur parasysh se ato u ndërmorën me qëllimin që “të shkatërrohen palestinezët si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik në Gaza”.

Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me seli në Hagë të Holandës, i kërkohet të nxjerrë një masë të përkohshme që e urdhëron Izraelin të ndalojë operacionet ushtarake në Gaza.

Afrika e Jugut mund të inicojë këtë procedurë në bazë të Konventës së Gjenocidit, nënshkrues të së cilës janë edhe ajo dhe Izraeli,

Izraeli, në përgjigjen e tij, këmbënguli se po lufton kundër Hamasit dhe jo popullit të Gazës.

(r.m.)