Shkup, 28 maj 2024 – Afrim Gashi nga koalicioni “Vlen” u zgjodh të martën Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, menjëherë pas konstituimit të parlamentit të dale nga zgjedhjert e 8 majit. Ai u zgjodh me 76 “për” dhe 6 vota kundër.
Zgjedhja e Gashit është pjesë e marrëveshjes së koialicionit Vlen me partinë më të madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, për formimin e qeverisë së re të vendit, e cila pritet të bëhet së shpejti.
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, duhet t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të VMRO-së, Hristijan Mickovski, brenda dhjetë ditësh.
Para votimit në parlament, 6 dedputetë të partisë nacionaliste “E Majta” e kundërshtuan ashpër zgjedhjen e një shqiptari në krye të organit ligjvënës. Sipas kësaj partie, Maqedonia e Veriut, përmes zgjedhjes sipas “çelësit etnik” po shkon drejt një “shteti dykombësh”.
Afrim Gashi ishte kryetar i partisë Alternantiva deri të hënën, kur dha dorëheqje, pasi me Kushtetutën e vendit kryetari i parlamentit nuk mund të jetë kryetar i një partie politike.
Pas marrjes së detyrës së Kryetarit t٥ Palramentit, Gashi tha se ai do të angazhohet që secili deputet të realizojë të drejtën e shpehjes.
Seancën e konstituimit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut e udhëhoqi deputettja e koalicionit ”Vlen”, Merita Koxhaxhiku, e cila është deputetja më e vjetër me moshë në përbërjen e re të organit më të lartë ligjvënës të vendit.
Zgjedhja e Afrim Gashi për kryetar të parlamentit i hapi rrugën formimit të qeverisë së re të vendit të koalicionit VMRO-DPMNE – Vlen. VMRO-ja i ka 58 deputetë, ndërsa Vlen i ka 14 deputetë në parlamentin 120 anëtarësh, kështu që mund të krijojnë bashkërisht një shumicë të qëndrueshme parlamentare. Por, kësaj shumice mund t’i bashkohen e 6 deputetëve të partisë “Znam” të kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Deputetët e kësaj partie votuan pro zgjedhjes së zotit Gashi.
Partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do të jetë në opozitë, pas më shumë se 20 vjetësh në pushtet. Udhëheqja e saj pretendon se kjo parti duhet të ishte pjesë e qeverisë, pasi ajo e ka fituar besimin e shumicës së shqiptarëve. Por, VMRO-DPMNE-ja e ka përjashtuar rjashtuar kategorikisht mundësin e bashkëqeverisjes me BDI-në, të cilën e ka akuzuar për korrupsion e abuzim me pushtetin gjatë dy mandative të bashkëqeverisjes me Lidhjen Social Demokrate (LSDM).
LSDM-ja pësoi humbje të thellë në zgjedhjet e 8 majit, prandaj kryetari saj, Dimitar Kovaçevski, dha dorëheje për t’i hapur rrugë reformimit të partisë.
(r.m.)