Shkup, 25 nëntor 2021 – Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ia ka marrë licencën për transport të pasagjerëve agjencisë “Besa Trans”, pasi një autobus i saj e shkaktoi aksidentin tragjik në Bullgari, më 23 nëntor, ku vdiqën 45 persona, ndërsa 7 të tjerë morën lëndime trupore.
Ministria e Transportit ka konstatuar se autobusi nuk posedonte leje për transport ndërkombëtar të pasagjerëve.
“Bazuar në nenin 12 të Ligjit për transportin e udhëtarëve, sigurimit të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj vepre tjetër nga ana e kompanisë, me pasoja për pasagjerët, kompanisë ‘Besa Trans BTB’ i merret licenca, përkatësisht i ndalohet veprimtaria e transportit të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit.
Ndërkaq, Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë suspenduar nga puna dy doganierë që më 19 nëntor kanë lejuar që autobusi pa dokumentacionin e nevojshëm për transport të udhëtarëve të kalojë kufirin e Maqedonisë së Veriut. Masa disiplinore janë marrë edhe ndaj përgjegjësit të turnit të doganës.
Drejtoria e Diganave ka njoftuar gjithashtu se i njëjti autobus ka kaluar edhe në kufijtë tjerë të Maqedonisë së Veriut pa leje për transportndërkombëtar tëudhëtarëve, por nuk ka njoftuar nëse për lëshimet e bëra do të merren masa ndaj të tjerëve.
“Autobusi i njëjtë i kompanisë ‘Besa Trans’ në periudhën nga 15 tetori 2020 deri më 11 nëntor 2021, është evidentuar të ketë kaluar në shumë pika kufitare, si në Deve Bair dhe Dellçevë me Bullgarinë, në Bllacë me Kosovën, Qafëthanë me Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Doganave të Maqedonisë së Veriut.
Austobusi i agjencisë “Besa Trans” është aksidentuat dhe djegur të martën,rreth orës 3 tëmëngjesit, në autostradën “Struma”, rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes.
Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka deklaruar se gabimi njerëzor dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit.
Ai ka thënë se në vendin e aksidentit janë gjetur trupat e 44 personave, 8 persona kanë shpëtuar, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur.
Në mesin e viktimave ishin të paktën 12 fëmijë.
Shumica e udhëtarëve ishin turistë që po theheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë.
(Isuf Kadriu, REL)