Prishtinë, 11 korrik 20214 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësimin për miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve nga Kuvendi i Kosovës.
Në një deklaratë të kësaj organizate thuhet se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka marrë parasysh vërejtët e medieve, ekspertëve të fushës dhe të shoqërisë civile.
“Partia politike në pushtet nuk i ka marrë parasysh vërejtët e shoqërisë civile e medieve, dhe ka shpërfillur Raportin e ekspertes së Këshillit të Evropës, që ka konstatuar se pjesa më e madhe e Ligjit nuk i përmbushë standardet evropiane, duke përfshirë ato të Këshillit të Evropës ku Kosova synon anëtarësimin. Një gjë e tillë, u theksua sot para votimit edhe nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca”, thuhet në deklaratë.
“Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre.
Votimi i sotëm do të ketë një tjetër efekt negativ në renditjen e vendit në raportet ndërkombëtare të fushës”, thekson AGK.
Kjo organizatë bën thirrje për përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore dhe kushtetuese për ta kundërshtuar hyrjen në fuqi të ligjit. Ajo ka paraqitur edhe vërejtjet kryesore të saj lidhur me këtë ligj, në linkun: https://tinyurl.com/5bctfvtu
#agk2024 #journalists #KPM
(r.m.)