Akademia e Studimeve Albanologjike e padit qeverinë për shkrirjen e këtij institicioni

Tiranë, 22 qershor 2023 – Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) njoftoi të enjten se ka nisur betejën ligjore për të anuluar vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për shkrirjen e këtij institicioni dhe për kalimin e tij në varësi të Akademisë së Shkencave.

ASA bëri të ditur se në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ka depozituar kërkesë-padinë për hapjen e procesit gjyqësor ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Objekt i kërkesë-padisë është shfuqizimi i vendimit nr. 338, datë 31.5.2023 të Këshillit të Ministrave “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e instituteve kryesore të saj”.

ASA kërkon edhe masën e sigurimit të padisë, duke vendosur për pezullimin e zbatimit të aktit të qeverisë deri në përfundim të procesit.

Vendimi për të inicuar proces ligjor u mor në mbledhjen e fundit të senatit të ASA-s, me 12 qershor.

Senati vlerësooi se vendimi i qeverisë është marrë “në kundërshtim të procedurave ligjore dhe nënligjore të parashikuara nga vetë Këshilli i Ministrave dhe, nga ana tjetër, në mungesë totale të konsultimit paraprak me institucionin”.

Akademia e Studimeve Albanologjike përbëheeet nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.

Vendimi i qeverisë për shkrirjen e ASA-s shkaktoi kundërshtime dhe kritika në botën akademike dhe në publik. Vlerësohet se ky veprim e cenon lirinë akademike në Shqipëri. Më shumë se 100 akademikë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile dhe figura publike, përmes një letre të hapur, e kundërshtuan vendimin e qeverisë, të cilin e cilësuan “arbitrar dhe të dëmshëm”.

Projekti i qeverisë parashikon kalimin e instituteve të ASA-s në varësi të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, pavarësisht kritikave ndaj këtij projekti.

Akademia e Shkencave drejtohet aktualisht nga Skënder Gjinushi. Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mandati i Gjinushit përfundon gjatë këtiiij viti. Por, dy deputetë socialistë në Kuvendin e Shqipërisë kanë propozuar ndryshime të ligjit që do t’ia mundësonte Gjinushit të marrë edhe një mandat tjetër të kryetarit. Ligji ekzistues nuk lejon që kryetari i Akademisë së Shkencave të mbajë detyrën dy mandate radhazi.

(r.m.)