Akademik Islami ngre alarmin për ecuritë demokrafike në Kosovë

Prishtinë, 17 gusht 2023 – Akademik Hivzi Islami, në një ligjëratë që mbajti për pjesëmarrësit e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që po mbahet në Prishtinë ka hedhur dritë edhe mbi ecuritë demografike në Kosovë.

Ai ka bërë një vështrim multidisiplinar të lëvizje demografike në Kosovë, prej Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme.

Duke folur mbi lëvizjet demografike të 10 viteve të fundit, a ka thënë se situata paraqitet dramatike, për shkak të uljes së shkallës së lindshmërisë dhe emigrimit të qytetarëve jashtë vendit.

“Kurrë gjendje më dramatike nuk kemi pasur. Në periudhën 2010-2020 numri lindjeve zbret nga 33 mijë në rreth 20 mijë me tendenca zvogëlimi. Një vlerësim është që në këto 10 vjet rreth 300 mijë veta e kanë braktisur vendin, që është humbje e madhe për ekonominë dhe shoqërinë tonë”, ka thënë Islami.

Ai ka kujtuar se në dhjetor të vitit 2014 dhe në janar të vitit 2015 e kishin braktisur Kosovën mbi 100 mijë persona. Ai ka thënë se faktorët e valës së atëhershme të emigrimit nuk janë studiuar deri më sot, por ka shtuarn se nga hulumtimet që ka bërë ai rezulton se shkaktarë nuk ishin faktorët ekonomikë, social apo politikë.

“Nga hulumtimet që unë i kam bërë del se ishin matrapazët,  trafikantët dhe grupet e krimit të organizuar ato që e nxitën këto ikje, por edhe mungesa e liberalizimit të vizave, sepse ne e dëmtuam vetë këtë proces, pasi më 2016/17 ne mund të merrnim liberalizimin e vizave”,  ka thënë Islami.

Sipas tij, gjendja demgrafiike pritet të përkeqësohet edhe mëë shumë, me rënien drastike të shkallës së lindshmerisë dhe me rritjen e shkallës së emigrimit.

Akademik Islami ka theksuar se gjendja pritet të jetë dhe më dramatike, duke pasur parasysh faktin se fenomeni i emigrimit prek sidomos shtresën fertile të popullsisë dhe fuqinë punëtore më produktive.

(r.m.)