Podgoricë, 12 dhjetor 2022 – Disa shkolla fillore dhe të mesme në Podgoricë u evakuuan të hënën pasi morën njoftime përmes postës elektronike për vendosjen e mjeteve shpërthyese.
Policia malazeze tha se ka marrë masa lidhur me njoftimet dhe për sigurinë e nxënësve dhe qytetarëve.
📣Na mejl adrese više škola u #Podgorica pristigle su dojave o postavljenim bombama u tim ustanovama.@PolicijaCG preduzima sve aktivnosti iz svoje nadležnosti u odnosu na predmetne dojave i čini sve u cilju zaštite bezbjednosti svih učenika i građana!
— Uprava policije Crne Gore (@PolicijaCG) December 12, 2022
Menjëherë pas marrjes së informacionit, Ministria e Arsimit u rekomandoi të gjitha shkollave që nxënësit dhe punonjësit të largohen nga mjediset shkollore.
“Duke pasur parasysh se në periudhën paraprake jemi përballur me me raportime të këtij lloji, të cilat fatmirësisht kanë qenë të rreme, ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë me qetësi dhe përmbajtje, sikurse në rastet e mëparshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
Alarmet e shumta që dolën të rreme për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla ndodhën edhe në prill të këtij viti, kur të gjitha shkollat në Mal të Zi u evakuuan.
Më 8 dhjetor u dha alarmi për lëndë shpërthyese në Gjykatën e Lartë në Podgoricë duke bërë që të ndërpriten të gjitha gjykimet dhe të evakuohen punonjësit e saj.
Pas kontrollit doli se alarmi ishte i rremë.
(Ali Salaj, Zëri i Amerikës)