Nju Jork, 22 maj 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka nderuar vëllezërit Agron, Mehmet e Yll Bytyqi.
Kurti ka bërë homazhe dhe ka vënë lule te varret e tre shqiptaro-amerikanëve, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të vrarë në Serbi nëvitin 1999, pak pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Ai ka thënë se vëllezërit Bytyqi përfaqësojnë sakrificën, patriotizmin dhe humanizmin e popullit të Kosovës, vlera këto që e përcaktuan krijimin e shtetit të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se institucionet shtetërore të Kosovës do të kërkojnëme ngulm nxjerrjen para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe autorëve të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.
“U bëra nderime vëllezërve Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, tre heronjve të vrarë nga Serbia pas luftës. Sakrifica, patriotizmi, humanizmi – këto janë vlerat që përfaqësojnë vëllezërit Bytyqi dhe UÇK-ja tëcilat e përcaktojnë Kosovën si shtet. Nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kurti.
I paid my respects to Agron, Mehmet & Yll Bytyqi, three heroes murdered by Serbia after the war. Sacrifice, patriotism, humanity—these are the values exemplified by the Bytyqi brothers & KLA, and that define Kosova as a state. We will not rest until the perpetrators face justice. pic.twitter.com/9cV3TR3TM9
— Albin Kurti (@albinkurti) May 22, 2022
Vëllezërit Agron, Mehmet e Yll Bytyqi ishin arrestuar në Serbi, ku kishin hyrë gabimisht, derisa po e përcillnin një familje fqinje nga Prizreni. Ata ishin kënuar për kundravajtje dhe ishin mbajtuar disa ditë në burg në Kurshumli, prej nga ishin transferuar në Batajnicë afër Beogradit. Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në një varrezë të përbashkët në zonën e qendrës stërvitore të policisë speciale. Ekzpertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se ata ishin me duar të lidhura kur janë ekzekutuar nga afërsia, me nga një plumb në kokë.
Në Beograd është mbajtur një proces gjyqësor lidhur me këtë krim makabër, por urdhërdhënësit nuk janë nxjerrë kurrë para drejtësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar vazhdimisht nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë, por autoritetet në Serbi nuk kanë bërë asnjë lëvizje, për shkak se përgjegjësia penale prek edhe kreun e atëhershëm të policisë speciale të Serbisë.
(r.m.)