Djali i biznesmenit George Soros, Alex Soros ka postuar sërish një foto nën shoqërinë e kryeministrit të vendit Edi Rama.
Ai ndodhet në Shqipëri dhe pak ditë më parë ka vizituar edhe afganët që janë strehuar në Durrës ku është shfaqur në disa pamje të publikuara në media.
Ndërkohë sot ai ka postuar një foto në Instagram, ku shihet së bashku me kryeministrin Edi Rama, të cilin e konsideron shokun e tij.
Alex Soros shkruan se Rama po vazhdon të tregojë udhëheqje frymëzuese në Shqipëri dhe gjithë botën.
Alex Soros: Me mikun tim Edi Rama fundjavën e kaluar në Tiranë, i cili vazhdon të demonstrojë udhëheqje frymëzuese në shtëpi, në të gjithë rajonin dhe në të gjithë botën.