Alibeaj: Berisha u kthye në vendin e krimit, vazhdon të nxisë dhunë

Tiranë, 9 janar 2022 – Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha u kthye sot “në vendin e krimit” dhe e akuzoi se ai vazhdon të nxisë dhunë ndaj demokratëve.

Në një postim në rrjetet sociale, ku e ka publikuar edhe deklaratën e Berishës, Alibeaj shkruan se ish-kryeministri, bashkë me kryeministrin Edi Rama, dështoi, siç shprehet, “Të nxjerrë arkivole nga PD”.

“Sali Berisha u kthye në vendin e krimit. Ai sot, siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, vazhdoi të gënjejë dhe të nxisë dhunën, tashmë kundër demokratëve. Halli i Sali Berishes sa vjen dhe rritet e bashkë me të rritet edhe gjuha e dhunës dhe e urrejtjes. Dje ai dështoi bashkë me Edi Ramën që të nxjerrë arkivole nga PD, ndërsa sot vjen vërdallë si kufomë politike, për të mashtruar dhe zgjatur sado pak agoninë e tij”, shkruan Alibeaj.

(r.m.)