Alicia Kearns: Britania duhet të pengojë rindezjen e konfliktit në Kosovë

Londër, 21 korrik 2024 – Deputetja britanike Alicia Kearns është takuar në Lomndër me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Britaninë e Madhe.

Kearns, në një status në platformën “X”, ka bërë të ditur se me Presidenten Osmani kanë diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë. Ajo ka thënë se është jetike që Mbretëria e Bashkuar të mos lejojë akterët armiqësorë të rindezin konflikt në Kosovë.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një forcë e madhe dhe është jetike që Mbretëria e Bashkuar të mos lejojë akterët armiqësorë të ringjallin urrejtjen dhe konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns. 

https://x.com/aliciakearns/status/1814959735667380666?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1814959735667380666%7Ctwgr%5E9bb497feae4fcecef8e87306a7728a181b1aae0a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdeputetja-britanike-takohet-osmanin-britania-nuk-duhet-te-lejoje-ri-ndezjen-e-konfliktit-ne-kosove%2F

(r.m.)