Allison Guerriero: Darka e McGonigal me Ramën kushtoi 10 mijë dollarë

Mediat amerikanë kanë vënë sërish në shënjestër ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal si dhe kryeministrin Edi Rama. Ish-e dashura e Charles McGonigal, nuk e ka ndalur rrëfimin e tij për rrjetin amerikan, One America News, ku ka nxjerrë detaje nga marrëdhënia e ish-zyrtarit me Ramën.

Allison Guerriero ka treguar të dhëna tronditëse për takimet e ish-të dashurit të saj me kryeministrin shqiptar.

“Isha shumë e befasuar, shumë e zhgënjyer. Ishte e lehtë për të të më tradhtonte mua dhe familjen e tij. Nuk e mendoja kurrë se do tradhtonte vendin e tij. Besoj se ai është tradhtar,” tha ajo për gazetaren Caitlin Sinclair.

Allison tha se në emailin që kishte dërguar për FBI, nuk e përdorte termin tradhtar. “U thashë të shihte punët që po bënte në Shqipëri” tha ajo. “Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”, shtoi Guerriero.

Guerreiro tha se FBI e kishte besuar dhe se e kishin pyetur për lidhjet e McGonigal me Edi Ramën. “Ata më besuan. Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB. Charlie më tha, nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”, pohoi ajo.

E pyetur se a ka persona të tjerë që janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se sigurisht ka edhe të tjerë, duke shtuar se FBI do i shkojë deri në fund pasi ‘ata duan të rikthejnë besueshmërinë’. “Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet”. “Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen,”- tha Guerriero.

Ex-FBI official Charles McGonigal is charged with taking money from a Russian tycoon. OAN’s Caitlin Sinclair sits down with his ex-girlfriend for her thoughts.

(BalkanWeb)