Sot në Pashaliman Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Sh.S.Znj. Yuri Kim së bashku me ekspertët nga #USAID dhe përfaqësues të lartë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë zhvilluan një takim me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, z. Haki Çako dhe titullarë të tjerë të lartë nga strukturat vendore. Takimi u zhvillua për të diskutuar rreth mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID këto ditë në lidhje me zjarret, njoftoi Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile.