Ambasadorja Juri Kim u takua me krerët e SPAK-ut dhe BKH-së
Knid Ndrenika
Ambasadorja amerikane Juri Kim ishte në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Mediat raportojnë se zonja Kim bisedoi për thuajse gjysmë ore me drejtuesin e SPAK-ut Arben Kraja.
Vizita e ambasadores Kim bëhet pak pasi presidenti Ilir Meta i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut informacione nëse ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Ilir Meta kanë procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre.
Zoti Meta pret që përgjigjet t’i kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.
Nuk ka ndonjë koment paraprakisht për temën e bisedimeve, përveçse zoti Kraja u citua t’i ketë televizionit “Top Channel” se “është në kompetencë të SPAK se cila do të jetë përgjigjja”.
Ky ishte takimi i dytë brenda pesë ditëve i ambasadores Kim me zotin Kraja.