Prishtinë, 16 qershor 2023 – Ambasada Amerikanë në Prishtinë thotë se është në dijeni dhe po e përcjell nga afër çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Në një përgjigje për gazetën online “Reporteri.net”, një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka thënë se e kanë vënë re natyrën e papritur të vendimit të MINT-it.
“Jemi në dijeni të vendimit dhe po e përcjellim këtë çështje për së afërmi. E vëmë në pah që duket se vendimi është marrë papritmas dhe që heqja e licencës së ndonjë medie është hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim të hollësishëm”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane për gazetën online Reporteri.net.
“Siç e kemi thënë vazhdimisht, mediat e lira dhe të pavarura janë thelbësore për demokracitë e forta dhe të qëndrueshme”, përfundon përgjigja e Ambasadës.
Vendimi për pezullimin e licencës së biznesit të shoqërisw trregtare “Klan Kosova SHPK” wshtw marrw nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), me arsyetim se se “në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.
Ministria ka thwnw se ka iinicuar kallwzim penal ndaj drejtuesve tw kompanisë dhe ndaj zyrtarwve tw Agjncisw për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) që kanë lëshuar license në bazë të dokumenteve kundërkushtetuese.
(r.m.)