Prishtinë, 17 tetor 2021 – Ambasada amerikane në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet locale.
Ajo ka thënë se këto zgjedhje janë të rëndësishme, sepse vendimet e kryetarëve të komunave dhe të asambleve komunale kanë ndikim në cilësinë e jetës së tyre të përditshme.
“Vendimet (e kryetarëve) qofshin ato duke u dhënë prioritet shkollave, transportit publik, mbledhjes së mbeturinave apo projekteve tjera, ndikojnë në kualitetin e jetës së përditshme. Mos e lëshoni rastin për të shprehur vullnetin tuaj! Bëni pjesën tuaj të punës në zgjedhjet komunale të Kosovës 2021”, thuhet me mesazhin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, në Twitter.
Municipal leaders matter. Their decisions–whether prioritizing schools, roadworks, public transportation, trash collection, or other projects–impact your quality of life EVERY DAY. Don't miss your opportunity to make your voice known. #DoYourPart #KosovoMunicipalMatters2021 🗳️
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) October 17, 2021
(r.m.)