Beograd, 22 prill 2024 – Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd tha se është në dijeni për arrestimin e shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova, në Serbi dhe se për të arrestuarin po ofron ndihmë konsullore.
Më 19 prill, Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd ia ka caktuar atij masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike, është ndaluar më 17 prill në pikën kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, në Batrovci. Pas arrestimit, ai është njoftuar se Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte e akuzon pwr kryerje tw krimeve tw luftws gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.
Sipas vendimin policor pwr arrewst, Duraku dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”. Ai dyshohet se “së bashku me persona të panjohur, gjatë vitit 1999, në zonën e komunave së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.
Vëllai i Sadikut, Avdyli, i ka hedhur poshtw këto akuza. Ai ka thwnw se Sadiku Duraku jeton me familjen e tij në Angli prej para luftës në Kosovw sw vitit 1999.
Avdyli ka treguar se Sadiku ka problem shwndetwsore serioze, kurse avokati i tij mbrojtës ka thwnw se administrata e burgut ia ka ofruar terapinë e duhur.
(r.m.)