Ambasada e SHBA në Tiranë: Pozicioni ynë në lidhje me persona non-grata mbetet i pandryshuar

Tiranë, 14 qershor 2024 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që vula e Partisë Demokratike t’i jepet ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ambasada ka thënë se qëndrimi i SHBA-së mbetet i pandryshuar dhe thekson se nuk do të bashkëpunojë me persona të shpallur “non grata”.

“… ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.

(r.m.)