Ambasada e SHBA-së dënon dhunën në Kuvendin e Shqipërisë: Akte të tilla nuk kanë vend në procesin demokratik

Tiranë, 1 tetor 2024 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar në lidhje me shkatërrimet dhe forcën e shpalosur të hënë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, thuhet në deklaratën e ambasadës, ku u bëhet thirrje të gjitha palëve që “të vetëmbahen, të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë”.

Ambasada deklaron mbështetjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si edhe qëndrimin “në krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”.

Deklarata e plotë:

Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.

Shba Fb

(r.m.)