Ambasada e SHBA-së kundër mbledhjeve të Qeverisë jashtë Kosovës

Prishtinë, 30 mars 2021 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos organizojë mbledhje jashtë Kosovës.

Në postimin e ambasadës thuhet që zyrtarët publikë duhet t’i shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë dhe jo jashtë saj.

“Ne kemi kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e mbledhjeve të qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës dhe i përgëzojmë udhëheqësit institucionalë që po punojnë për të ndërprerë këtë praktikë të pavlerë. Sektori i turizmit është duke çaluar. Nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

(r.m.)