Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes

Prishtinë, 12 qershor 2023 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kujton 24 qershorin e vitit 1999, ditën kur hynë në Kosovë forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane thekson se sot, duhet të kujtohet më shumë se kurrë rëndësia e ruajtjes së paqes në Kosovë.

“Sot, 24 vjet më parë, shumë kosovarë patën mundësinë të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, e cila solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese për Kosovën.

Ndani me ne kujtmet tuaja të 12 qershorit 1999 në komentet e mëposhtme”, shkruan ambasada amerikane në Prishtinë.

Postimi shoqërohet me një foto të vendosjes së ushtarëve të parë amerikanë në Kosovë.

Më 12 qershor 1990 hynë në Prishtinë forcat paqeruajtëse NATO-s, KFOR. Kjo ditë festohet si Ditë e Lirisë së Kosovës.

(r.m.)