Ambasada e SHBA-së në Shqipëri do të angazhohet në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion

 

Tiranë, 6 shtator 2024 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka deklaruar se do të angazhohet në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.

Në një deklartatë të saj, ambasada amerikane theksoi se ky komision duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent, duhet të jetë në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë.

Ajo theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mbeten partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet në komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Ne presim që puna e komisionit të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me Kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

(r.m.)