Tiranë, 13 shtator 2022 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje shtetasve amerikane të shmangin vendtubimet publike.
Kjo thirrje erdhi para protestës së ftuar nga Partia e Lirisë, e cila do të mbahen të martën në mbrëmje para ndërtesës së inceneratorit të Tiranës.
Në njoftim theksohet se ndonëse protesta është paralajmëruar se do të jetë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.
“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikanë në Tiranë.
Thirrja për shmangien e vendgrumbullimeve të mëdha të qytetarëve është praktikë e zakonshme e ambasadave amerikane në vendet ku ka manifestime politike e sociale publike.
(r.m.)