Ambasada e SHBA-së për mbylljen e instritucioneve të Serbisë në Kosovë: Këto veprime mund të minojnë aspiratat e Kosovës

Prishtinë, 15 janar 2025 – Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të mërkurën për mbylljen e komunave paralele të Serbisë si edhe postat e zyrat tatimore të Serbisë në dhjetë komuna të Kosovës.

Abasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kritikojë këto veprime të Qeverisë së Kosovës, duke paralajmëruar se ato “mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”.

“Veprimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia ndikojnë negativisht te qytetarët e Kosovës, te serbët etnikë dhe te komunitetet tjera dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”, ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës amerikane për Telegrafin.

Zëdhënësi ka thënë gjithashtu se këto veprime janë ndërmarrë kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së, prandaj e lëndojnë besimin dhe e kufizojnë hapësirën e ndihmës së SHBA-ve për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Këto veprime, kundër këshillave tona më të mira, e dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për të ndihmuar Kosovën të sigurojë të ardhmen më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë qytetarët e saj. Ne po vazhdojmë të monitorojmë situatën”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës amerikane në Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se Policia e Kosovës ka kryer kontrolle dhe bastisje në ambientet e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë pa autorizimin e saj. Prokuroria tha se nga policia nuk kishte marrë kërkesë zyrtare për bastisje.

Policia e Kosovës mbylli zyrat e komunave paralele, zyrat e postës dhe zyrat e administrates tatimore të Serbisë në komunat e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skënderajt, të cilat vepronin ilegalisht në Kosovë.

Policia e Kosovës tha se ajo kishte vepruar me kërkesë të Ministrisë së Administratës dhe të Pushtetit Lokal (MAPL) të Kosovës.

(r.m.)

Comment

*