Ambasada e SHBA-së: Përzgjedhja e kryeprokurorit duhet të jetë e bazuar në merita

Prishtinë, 20 tetor 2023 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se procesi i përzgjedhjes së zyrtarëve gjyqësorë, përfshirë kryeprokurorin e shtetit, duhet të jetë i drejtë dhe i bazuar në merita.

Në një përgjigje për KOHËN, Ambasada ka thënë se pozicioni i SHBA-së për këtë proces nuk ka ndryshuar.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të vazhdueshme për sistemin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne vazhdimisht kemi theksuar se procesi për përzgjedhjen e zyrtarëve gjyqësorë, përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit dhe shefat e prokurorive, duhet të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita. Ky pozicion nuk ka ndryshuar”, thuhet në përgjigje.

Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte zgjedhur Blerim Isufajn kryeprokuror të shtetit, para një viti e gjysmë, por Presidentja Vjosa Osman nuk e ka dekretuar.

Të martën, në një konferencë të ve[antë për medie, Presidentja Osmani tha se gjatë procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit janë bërë “10 shkelje” të procedurës së paraparë me legjislacionin në fuqi.

Disa prej shkeljevetë gjetura nga Presidentja Osmani janë shqyrtuar edhe në gjykatat e Kosovës, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, nga palë të përfshira në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit. Sipas Presidentes, kjo ka qenë aresyeja që vendimi i saj për të mos e dekretuar Isufajn është marrë me kaq shumë vonesë.

(r.m.)