Tiranë, 7 maj 2021 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i ka uruar 28 hetuesit e sapoemëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) duke premtuar mbështetje për ta.
Në një mesazh në “Facebook”, ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që i mbështesin këta hetues në faza tjera të trajnimit të tyre dhe të ndihmojnë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.
Ambasada u uron fat edhe kandidatëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e grupit të hetuesve të BKH.
“🇦🇱 | Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.
(r.m.)