Berlin, 12 shtator 2024 – Ambasadori I Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se ai është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjatë pritjes për Korin Diplomatik.
Ambasadori Ajeti, në një postim në Facebook, e kavlerësuar angazhimin dhe kontributin e Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar se Gjermania është “aleat historik dhe tradicional i Kosovës.
“Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja Kancelarin Olaf Scholz gjatë pritjes së organizuar për Korin Diplomatik.
Faleminderit për angazhimin e gjithanshëm dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë – një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë ”, ka shkruar ambasadori Ajeti.
(r.m.)